5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Balla për mos regjistrimin e PD-së në zgjedhje : Kjo çështje i takon vetëm KQZ-së, ne aktorët politik duhet të

Mosregjistrimin në zgjedhjet e 14 majit të Partisë Demokratike dhe ankimimin e vendimit nga ana e ish kryeministrit Berisha në KAS, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, nga Mallakastra, do ta cilësonte si një çështje të KQZ e sipas tij aktorët politik duhet të zbatojmë çdo vendim të këtij institucioni të pavarur.

Balla është ndalur këtë të shtunë në Mallakastër ku ka mbyllur edhe turin e takimeve të asambleve të zgjeruara në 6 bashki të qarkut. Ai ka thesuar se janë dhënë tashmë propozimet për këshilla bashkiak dhe kandidatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa theksoi se punët e nisur duhet të vazhdojnë.

Gjithashtu Balla nga Mallakastra është ndalur edhe tek kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur investimet e kryera në këtë bashki, duke theksuar se agroturizmi mbetet një ndër prioritetet e së ardhmes.

Balla: “Me Mallakastrën janë përmbyllur takimet e 6 Asambleve të zgjeruara të gjashtë Bashkive të qarkut Fier, duke përmbyllur kështu dhe listën e kandidtatëve tanë për Këshillat Bashkiakë.

Përsa i përket kandidatit, edhe kjo çështje është më e qartë se anjëherë tjetër. Ne kemi bërë një sondazh i cili na bën të kuptojmë që Partia Socialiste do të ketë një fitore të thellë në Bashkinë Mallakastër, për shkak se puna e bërë në katër vitet e fundit në këtë bashki na jep mundësinë që të kemi arsye të forta për të kërkuar votën tonë, votën për kandidatin tonë për kryetar bashkie, por edhe votën për listën tonë të këshillit bashkiak, sepse është shumë e rëndësishme që edhe në parlamentin vendor të Bashkisë ne të kemi një mbështetje për të çuar përpara projekte shumë të rëndësishme.

E vërteta është që punët që kanë nisur në këtë bashki janë punë të cilat duhen vazhduar. Këtu nga Mallakastra dua të konfirmoj atë që duket qartë, diferencën e madhe dhe rezultatin e pritshëm të një fitoreje të Partisë Socialiste edhe në bashkinë Mallakastër, sikurse në të gjitha bashkitë e tjera të qarku.”

“Në Mallakstër do të kemi një listë shumë përfaqësuese, natyrshëm barabartë mes burrave dhe grave, njerëz që kanë kontribut të vlerësuar nga komuniteti, duke respektuar të gjithë përbërjen gjeografike të bashkisë, me të gjitha njësitë administrative.

Balla: Për çeshtjen e mosregjistrimit të PD E para është se kjo Çështje i takon vetëm KQZ-së, ne aktorët politik duhet të respektojmë Çdo vendim të këtij institucioni të pavarur, të gjitha palët duhet të respektojnë vendimet e gjykatave dhe në rastin e zgjedhjeve gjykata është KQZ-ja dhe Komisioni i Apelimit, në këtë këndvështrim të gjithë janë të qartë dhe të gjithë duhet të respektojnë vendimet.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT