10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Balla për operacionin në Lezhë: Bashkë me rrënjët e paligjshme janë shkulur edhe dy oficerë policie

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vlerësuar operacionin e sotëm antikanabis, të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Lezhë, ku janë të implikuar dhe 2 punonjës policie.

Ministri Balla përmes një postimi në rrjetet sociale rithekson se beteja me kultivimin fitohet duke ndërtuar një organizatë policie të pastër dhe integritet.

“Kur në adresimin e parë për Policinë e Shtetit thashë se një rrënjë e vetme kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur, kisha parasysh këtë që vetëm sa ka nisur sot. Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina! Sot bashkë me rrënjët e paligjshme janë shkulur edhe dy oficerë policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin në ortakëri me trafikantët. Ata tani janë në duart e drejtësisë. Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Lezhë, ku bashkë me punonjësit e policisë është goditur edhe një grup kriminal”, shkruan Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kush tha që jo?” Berisha paralajmëron rikandidimin për kreun e PD

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lënë të kuptohet se do të rikandidojë për drejtimin e forcës politike në zgjedhjet e 23 majit. I...

“Rama ka ngelur në klasë për BE-në”, Berisha: Shqipëria peng i një “narkoregjimi”

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama për dështim në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar situatën si...

Dosja “Bankers”: SPAK komunikon akuzat për 5 zyrtarë, vijojnë hetimet për korrupsion e pastrim...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur këtë të martë komunikimin e akuzave për një pjesë të të përfshirëve në dosjen e njohur si “Bankers”. Pesë...

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...