10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Balla ultimatum PD-së: Nëse bojkotohet edhe e hëna, reforma territoriale zhbllokohet në seancë

Pas dorëzimit në Kuvend të propozimit për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale, me qëllim vijimin e procesit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka drejtuar një apel të fundit Partisë Demokratike.

Balla kërkoi që mbledhja e radhës së komisionit të thirret ditën e hënë, duke paralajmëruar se një bojkot i radhës nga opozita do të pasohet me ndërhyrje institucionale.
“Nëse opozita bojkoton edhe mbledhjen e ditës së hënë, atëherë në seancë do të vendosim mekanizmin zhbllokues. Reforma do të bëhet, doni apo s’doni ju,” u shpreh Balla.

Në propozimin e depozituar nga socialistët parashikohen ndryshime edhe në përbërjen e komisionit. Konkretisht, PS kërkon rritjen e numrit të anëtarëve të saj nga 8 në 9 deputetë, çka prish raportin e barazisë mes mazhorancës dhe opozitës në këtë strukturë.

Kjo lëvizje pritet të thellojë përplasjet politike mes palëve, ndërsa pjesëmarrja ose jo e PD-së në mbledhjen e së hënës shihet si vendimtare për vijimin e procesit të reformës territoriale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...