Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka shpërthyer me ironi dhe kritika të forta gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku mazhoranca kërkoi prezencën e ministres Belinda Balluku.
Balliu u shpreh:
“Kush ka vjedhur të vijë të marrë fjalën, komision Lubia. Kush nuk ka vjedhur të dalë jashtë komisionit. Nga i pari tek i fundit, jeni në garë kush vjedh më shumë. Lubia që vjedh më shumë ka tre poste: ministre, zv.kryeministre, drejtuese politike. Belindën doni ta shihni aty brenda më shumë sesa ne. Ajo ju ka shitur juve.”
Deklaratat e tij nxorrën në pah tensionin mes opozitës dhe mazhorancës për mungesën e ministrës Balluku në komision, ndërsa Balliu kritikoi mënyrën se si u shpërndahen fjalët dhe vëmendja në mbledhje, duke i cilësuar disa anëtarë të komisionit si ata që “flasin për shkak të pozicioneve të tyre të fuqishme dhe lidhjeve me korrupsionin”.






