29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Opozita kundër Ballukut: “Ministrja nuk mund të fshihet nga komisioni ndërsa është nën hetim”

Me debate të forta u zhvillua mbledhja e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku pritej prezantimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës. Ministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, nuk u paraqit personalisht, duke dërguar në vend të saj zv.ministren. Ky veprim shkaktoi irritim të deputetëve opozitarë, të cilët kërkuan praninë e saj.

Gazment Bardhi, deputet i PD-së, deklaroi:
“Në komisione merr pjesë ministrja, jo zv.ministra. Nëse nuk vjen të japë llogari në komision, do të japë në SPAK. Projektbuxheti ka procedura të veçanta dhe kërkon domosdoshmërisht prezencën e ministrit përgjegjës. Ministrja duhet të ishte këtu për të bindur komisionin se mund t’i besojmë fondeve, ndërkohë që është nën hetim për një akuzë konkrete. Fshihet si kriminele.”

Opozita e konsideron mungesën e Ballukut jo vetëm të paprecedentë, por edhe një shenjë mosrespektimi të institucioneve, duke theksuar nevojën që ministrja të përballet me pyetjet e komisionit dhe të japë sqarime mbi përdorimin e fondeve publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...