17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Balliu shpërthen në Kuvend: “Po shkelni rregulloren që keni bërë vetë – merreni, bëjeni kë të doni Avokat të Popullit!”

Seanca e sotme plenare është tensionuar ndjeshëm pas një debati të ashpër mes deputetit të opozitës Klevis Balliu dhe mazhorancës, lidhur me procedurën e votimit për Avokatin e Popullit.

Duke marrë fjalën në foltore, Balliu akuzoi shumicën qeverisëse se po shkelnin me qëllim nenin 72 të Rregullores së Kuvendit, duke çuar për votim një projekt-vendim nga i cili opozita ishte tërhequr zyrtarisht.

Balliu: “Procesi është i paligjshëm – nismëtari është tërhequr”

Duke iu referuar rregullores, Balliu citoi:

“Nismëtari i projektligjit ose i projekt-vendimit mund ta tërheqë projektin e tij deri në çastin kur ai nuk është votuar në parim.”

Sipas tij, fakti që rendi i ditës përdor termin projekt-vendim, e bërë vetë nga mazhoranca, e bën procesin të pavlefshëm:

“Opozita është tërhequr nga ky projekt-vendim. Neni 72 jua thotë. Pse po e vazhdoni këtë?”

Balliu akuzoi mazhorancën për “kapjen e institucionit të fundit të pavarur” dhe për përpjekje për të imponuar kandidatin e tyre.

“Sillni kë të doni, edhe Suel Çelën! Po e bëni farsë votimin”

Në një moment të fjalimit, deputeti përdori tone ironike dhe të forta, duke përmendur emra të botës së krimit:

“Ju mund të sillni dhe Suel Çelën, bëjeni Avokat të Popullit. O ndonjë Troplin e Xhabaft. Merreni, votojeni, se ata ju dalin zot ju.”

Sipas Balliut, mazhoranca po përdor kartonin e votave pa respektuar as ligjin, as moralin, as procedurën:

“Votat i kemi, do zgjedhim atë që duam ne – thoni të paktën të vërtetën! Mos na shisni moral të rremë.”

“Po shkeli rregulloren mazhoranca, s’ka më vend për debat”

Duke cituar rendin e ditës që e kishte formuluar vetë mazhoranca, Balliu theksoi:

“Projekt-vendim e keni shkruar ju, jo ne. Rregulloren e keni bërë ju, dhe tani nuk po i përmbaheni dot rregullit tuaj.”

Në përmbyllje, ai i kërkoi mazhorancës dy zgjidhje:

Të respektojë ligjin dhe të ndërpresë procesin, ose

Të pranojë hapur se po voton duke shkelur çdo procedurë demokratike.

“Nëse nuk dëgjohet më as ligj, as rregullore, s’ka më vend për diskutime këtu.”

Seanca vijoi mes tensioneve dhe ndërprerjeve, teksa mazhoranca u akuzua sërish se po shtyn përpara një vendimmarrje të kontestuar nga opozita.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...