5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Balluku: Gazifikimi i Korçës, një investim strategjik që nis transformimin energjetik të Shqipërisë

Korça do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që do të përfitojë nga një projekt strategjik për gazifikimin, i cili synon ndërtimin e një rrjeti modern dhe efikas të shpërndarjes së gazit natyror. Ky projekt u prezantua sot nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në praninë e Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Energjisë së Azerbajxhanit Parviz Shahbazov dhe drejtuesve vendorë.

Balluku theksoi se ky investim i rëndësishëm po realizohet me kujdesin dhe mbështetjen e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliev, dhe me garancinë e kompanisë shtetërore prestigjioze SOCAR. Ajo e cilësoi nisjen e këtij projekti në Shqipëri si një hap të guximshëm nga ana e SOCAR, për shkak të mungesës së mëparshme të eksperiencës së vendit me përdorimin e gazit, por një investim që do të kthehet me shumëfish fitimi për shkak të zhvillimeve në sektorë kyç si turizmi dhe bujqësia.

“Kemi zgjedhur Korçën pasi ky qytet përfaqëson një model suksesi. Korça ka qenë gjithmonë një shembull për korrektësinë në pagesën e faturave dhe për gatishmërinë për të testuar shërbime të reja,” u shpreh Balluku.

Ministrja shtoi se përzgjedhja e Korçës si gur prove për këtë projekt u bë pas një analize të hollësishme mes “ALBGAZ” dhe “SOCAR”, ku mes tre qyteteve – Korçë, Elbasan dhe Fier – u vendos që Korça ishte më e përshtatshme, jo vetëm për konsumatorin model, por edhe për shkak të zhvillimit të turizmit dhe bujqësisë në këtë qark.

“Korça është një nga pikat më të forta të turizmit shqiptar me potencial katër stinor, ndërkohë që pas Myzeqesë, është qarku me bujqësinë më të zhvilluar në vend,” nënvizoi Balluku.

Ajo e cilësoi këtë projekt si një bashkim të eksperiencës së suksesshme të Azerbajxhanit në sektorin e hidrokarbureve dhe asaj të Shqipërisë në energjinë e rinovueshme, duke e cilësuar këtë si një hap drejt konvergjencës me axhendën e gjelbër të BE-së dhe përfshirjes së Shqipërisë në elitën energjetike të rajonit.

Ky projekt, që pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në ekonominë familjare dhe atë të biznesit, shënon fillimin e transformimit të sektorit energjetik shqiptar, duke rritur diversifikimin e burimeve dhe sigurinë energjetike të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...