10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Balluku në konferencën e doganave të Ballkanit Perëndimor: “Fokusi tek masat konkrete për lehtësimin e tregtisë”

Ditën e sotme u zhvillua në Tiranë konferenca e drejtorëve të përgjithshëm të doganave të Ballkanit Perëndimor, ku Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vuri theksin te rëndësia e avancimit në digjitalizim dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të përmirësuar sistemet doganore.

Balluku theksoi se mbyllja e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda vitit 2027 mbetet një objektiv ambicioz, por i rëndësishëm, dhe se duhet që të punohet fort në masa konkrete për të lehtësuar tregtinë e bizneseve në rajon.

“Synimi kryesor është të fokusohemi në masa konkrete për të lehtësuar tregtinë e bizneseve. Shqipëria ka bërë përparime në digjitalizimin e doganave dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale që sjellin ndryshime reale,” u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, Balluku ftoi gjithashtu pjesëmarrësit që t’i kushtojnë pak kohë vizitës së Tiranës, duke e cilësuar kryeqytetin si “një galeri të gjallë të arkitekturës botërore”, dhe nënvizoi potencialin e madh të sektorit të turizmit në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...