24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Policia e Shtetit arreston në Elbasan 50-vjeçarin e kërkuar nga Italia për krime të rënda

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin “Operacionalja 47”, duke arrestuar në Elbasan 50-vjeçarin Zamir Halili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Halili ishte i dënuar në Itali me 7 vjet burgim për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Në momentin e arrestimit, atij i mbeten për të vuajtur rreth 6 vite e 9 muaj dënim.

Arrestimi u bë falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me shkëmbim të shpejtë informacioni dhe veprime të mirëorganizuara policore.

Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me autoritetet italiane për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 50-vjeçarit drejt Italisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...