11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Balluku udhëton me tren në Zvicër: “Së shpejti, nga Zvicra në Shqipëri me korridoret hekurudhore europiane”

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zhvilluar një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bern, ku mori pjesë në një takim dypalësh me Ministrin Federal zviceran për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin.

Gjatë udhëtimit, Balluku theksoi se Qeveria shqiptare synon të thellojë bashkëpunimin me hekurudhën zvicerane, duke e parë Zvicrën si një model për zhvillimin e transportit hekurudhor në vendin tonë.

“Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri, dhe do ta realizojmë këtë përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria po bëhet pjesë,” tha Balluku.

Ajo shtoi se udhëtimi kishte për qëllim testimin e efikasitetit të sistemit hekurudhor zviceran dhe planifikimin e një bashkëpunimi të ardhshëm teknik, që do të nisë me projektin Tiranë–Durrës, si faza e parë e modernizimit të transportit hekurudhor shqiptar.

“Po bëjmë plane për një bashkëpunim të ngushtë me hekurudhën zvicerane, për zhvillimin e transportit hekurudhor në Shqipëri,” u shpreh ministrja, duke e cilësuar këtë si një hap drejt integrimit të rrjetit shqiptar në korridoret hekurudhore të Europës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...