10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Banka Botërore financon me 80 milionë dollarë projektin në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm

Ministri i Financave Ervin Mete ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani për financimin e projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”, në Shqipëri.

Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (detëra, lumenj) në zonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Projekti është i ndarë në tre komponentë, ku pjesa e parë ka të bëjë me promovimin e një qasjeje të integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore. Pjesa e dytë synon uljen e ndotjes në Lumin Vjosa, kjo edhe në kuadër të mbështetjes dhe mbrojtjes së mëtejshme të tij, pas akordimit të statusit “Park Kombëtar”, si lumi i fundit i egër në Europë. Projekti do të synojë zgjerimin e infrastrukturës së pastrimit, përmirësimin e mëtejshëm të saj, si edhe parandalimin e ndotjes.

Pjesa e tretë parashikon aspekte të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit sa i përket zbatimit të këtij projekti, i cili parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2029.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...