33 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Barcelona përmbys Atletico Madridin, triumfon 4-2 dhe ngjitet në krye të La Liga

Barcelona mori një fitore spektakolare ndaj Atletico Madridit, duke triumfuar me përmbysje 4-2 në “Wanda Metropolitano”. Skuadra e Hansi Flick tregoi karakter të fortë, duke kthyer një disavantazh prej dy golash në një sukses të madh që i ngjit në krye të La Liga me 60 pikë.

Atletico Madrid e nisi më mirë sfidën dhe gjeti golin e parë në minutën e 45-të me Alvarez, i cili ndezi festën për vendasit. Në minutën e 70-të, Sorloth dyfishoi avantazhin për ekipin e Diego Simeones, duke lënë Barcelonën në një situatë të vështirë.

Por katalanasit nuk u dorëzuan. Robert Lewandowski rihapi sfidën, ndërsa Ferran Torres barazoi shifrat, duke vendosur ekuilibrat në ndeshje. Në minutën e 90-të, talenti Lamine Yamal përmbysi gjithçka me një gol të bukur, duke tronditur “Los Colchoneros”.

Spektakli i Barcelonës nuk kishte përfunduar ende, pasi Torres realizoi dopietën e tij, duke vulosur fitoren 2-4 për ekipin e Flick. Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e parë me 60 pikë, duke lënë pas Real Madridin dhe Gironën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...