14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Bardhi dhe Berisha takojnë të ndarë përfaqësuesit e Këshillit të Europës

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku u takuan sot me bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë. Në mesazhin e shpërndarë për media mbi takimin, Bardhi thekson se ka ndarë shqetësimin për nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Mirëpritëm sot raporterët për Shqipërinë në Këshillin e Europës, z. Asim Mollazada dhe z. Jonut Stroe me të cilët ndave shqetësimin mbi nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga Qeveria. I falenderuam për qëndrimin e tyre në raportin pararendës ku theksohej se të gjitha demokracitë kanë nevojë për një opozitë që funksionon mirë dhe që siguron sistemin e duhur të kontrolleve dhe balancave të pushtetit. Në përgjigje të thirrjes së tyrë në raportin e Tetorit 2022 që Partia Demokratike të kapërcejë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të luajë rolin e saj të rëndësishëm në qeverisjen e vendit, ku të përfshihen të gjitha palët, i informova për përpjekjet për të bërë opozitën funksionale në Parlament dhe për të kapërcyer konfliktin e brendshëm partiak, përmes ndërtimit të një axhende të përbashkët opozitare”, ka thënë Bardhi.

Në një takim më vete, edhe kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka pritur delegacionin e raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...