7.5 C
Tiranë
Tuesday, October 21, 2025
spot_img

Bardhi i përgjigjet Ramës për përgëzimin e punës së SPAK: Ndërhyn SHBA, nuk ka asgjë në dorë

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën për suksesin e SPAK.

Bardhi tha se falë ndërhyrjes së SHBA-ve, qeveria qëndroi larg drejtimit të SPAK. Ai

Sipas tij, të ishte për Edi Ramën dhe PS-në, sot prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, do të emëroheshin në detyrë pas certifikimit nga DSIK.

REAGIMI I BARDHIT

Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot në drejtimin e SPAK do ishte një ushtar i tij, që siç provoi GJKKO kërkoi burg për ish-zëvendësministrin por jo për ish-ministrin hajdut, mik të Edi Ramës. Ishte ndërhyrja e SHBA që mbajti larg duart e qeverisë nga drejtimi i SPAK.

Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, do të emëroheshin në detyrë pas certifikimit nga DSIK, institucion në varësi të Edi Ramës. Ishte ndërhyrja e SHBA që i dha të drejtë opozitës dhe e konsiderojë të papranueshme një parashikim të tillë.
Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot koncesioni i sterilizimit do të vazhdonte qetësisht të zhvaste paratë e qytetarëve shqipëtarë dhe Edi Rama do shëtiste studio më studio me setin e bisturive në dorë për ti bërë reklamë hajdutërisë. Ishte dhe është investimi i partnerëve ndërkombëtar drejtësia që i jep fund pandëshkueshmërisë.

Për Edi Ramën dhe PS, Ilir Beqaj i certifikuar në hajdutëri është emëruar drejtor i fondeve publike, si manovër për ti dhënë atij mbrojtje politike ndaj hetimeve të drejtësisë. Edhe pse nën hetim për një dëm miliona euro, Edi Rama vazhdon ta mbajë në detyrë, me shpresën se do ta shpëtojë nga drejtësia.
Për Edi Ramën dhe PS, Arben Ahmetaj pasi certifikohet si hajdut i parave publike në pozicionin e ministrit, promovohet duke u bërë Zëvendëskryeministër. Të ishte për Edi Ramën dhe PS, edhe sot do vijohej qetësisht me pagesat për mafiozët e inceneratorëve, për vepra që nuk ekzistojnë.

Edi Rama nuk ka asgjë në dorë për të ndalur drejtësinë! Nëse do të kishte askush prej miqve të tij nuk do ishte në burg. Atë që ka në dorë Edi Rama po e bën çdo ditë: po zhvat qytetarët me afera miliona euro, duke i varfëruar çdo ditë e më shumë dhe duke i dhënë Shqipërisë qeverinë më të korruptuar në 100 vite.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

49-vjeçari plagoset nga një granatë e vjetër në fshatin Gështenjas

0
Një 49-vjeçar nga fshati Gështenjas është plagosur sot gjatë punimeve në tokën e tij, pas shpërthimit të një granate të vjetër. Ngjarja ndodhi ndërsa...

E reja britanike paralizohet pas goditjes në tru dhe zgjohet nga koma Duke folur...

0
Një pushim për ditëlindje në Turqi për 28-vjeçaren britanike, Kathy Warren, u kthye në një makth shëndetësor, duke sjellë një pasojë shumë të çuditshme. Sipas...

“Gëzuar përvjetorin“, Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku konfirmojnë lidhjen e tyre

0
Influencerja Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre, pas muajsh thashethemesh në media. Ka qenë vetë Vesa...

Meksikë, të paktën 76 të vdekur dhe 27 të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet...

0
Të paktën 76 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur Meksikën...

Trump paralajmëron Hamasin: “Do të zhduket nëse nuk respekton armëpushimin”

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një paralajmërim të fortë ndaj grupit Hamas, duke theksuar se do të shkatërrohet nëse nuk i përmbahet...