10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Bardhi kritikon Policinë për mosveprim pas atentatit në Shkodër: “Një nga viktimat kishte denoncuar kërcënimin”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për ngjarjen tragjike në Shkodër ku tre persona u vranë, duke shprehur kritikë të ashpër ndaj policisë për mosveprim ndaj kërcënimeve të mëparshme që kishte denoncuar një prej viktimave, Arlind Bushati. Sipas Bardhit, Bushati kishte raportuar një atentat të dështuar ndaj tij rreth tre javë më parë, më 10 tetor, por autoritetet nuk ndërmorën asnjë veprim për të identifikuar përgjegjësit.

A mund të thoni se çfarë bëri Policia e Shtetit për identifikimin e autorëve të asaj tentative?”, tha Bardhi, duke vënë në dukje se mosidentifikimi i tyre ka çuar sot në një ngjarje me pasoja tragjike. “Nëse do të ishin në krye të detyrës dje, policia dhe SPAK nuk do të kishte ndodhur masakra në mes të Shkodrës. Një nga viktimat vetëm 3 javë më parë ka denoncuar një atentat të dështuar në qendër të Shkodrës,” shtoi ai.

Bardhi theksoi se ky rast duhet të ishte prioritet për policinë dhe institucionet, duke vënë në pah neglizhencën e autoriteteve që, sipas tij, po përqendrohen më shumë në intimidimin e opozitës sesa në mbrojtjen e qytetarëve.

Sa kohë nuk kemi shkelur ligjin dhe nuk kemi vjedhur me 5D, inceneratorë, vjedhje energjie e tunel Llogaraje, as nuk intimidohemi, as nuk trembemi. Sa herë do të shkojmë, do të tallemi, siç ka bërë sot edhe kolegia,” përfundoi ai, duke aluduar për rastet e korrupsionit dhe abuzimit me fonde publike që lidhen me qeverinë dhe mungesën e hetimeve ndaj tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...