8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Bardhi nuk ndal akuzat ndaj Ramës, “Pensionistët mendon se do t’i mashtrojë”

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka premtuar shpërndarjen e dy bonuseve në vit për pensionistët, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta ndaj tij, duke e cilësuar këtë premtim si mashtrim. Sipas Bardhit, Rama i ofron pensionistëve një bonus vetëm një herë në katër vjet, dhe kjo ndodh vetëm në prag të zgjedhjeve për të fituar vota.

Duke folur në Parlament, Bardhi u shpreh: “Me pensionistët mendon se do t’i mashtrojë duke ndarë një buxhet minimal, duke i dhënë bonusin e fundvitit që e japin të gjitha vendet e rajonit. Ndërsa zotëria e bën një herë në katër vite. As bonusin e fundvitit nuk e ka vjetor. Prandaj në buxhetin 2025 nuk parashikon bonus për fundvitin 2025, sepse nuk ka ndërmend ta japë. E dha në 2020 për efekt të zgjedhjeve 2021. Po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve 2025 dhe mendon se me këtë politikë do të gënjejë shtresën e pensionistëve.”

Bardhi nënvizoi se një kryeministër i përgjegjshëm nuk do të kishte nevojë të shpikte rrotën, por të ndiqte praktikën e vendeve të rajonit për të mbështetur pensionistët me politika të qëndrueshme. Ai theksoi se buxheti aktual nuk parashikon fond për rritjen e pensioneve dhe se ky fakt është dëshmi e politikave të varfra të qeverisë ndaj kësaj shtrese.

Një kryeministër i përgjegjshëm do të thoshte sa është fondi në buxhet për rritje pensionesh. Zero. Një kryeministër i përgjegjshëm nuk ka nevojë të shpikë rrotën, por të bëjë atë që bëjnë kryeministrat e vendeve të rajonit”, përfundoi Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...