16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Bardhi: Rama zgjedh krimin për të bërë Tango, Opozita mbështetet në interesin publik

Me një postim në rrjetin social X, Gazment Bardhi komentoi deklaratën e Kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku ai tha se “duhen dy për një tango”. Bardhi iu përgjigj Ramës duke theksuar se ai ka zgjedhur “dyshen” e tij: krimin e organizuar.

Deputeti theksoi se Kryeministri ka vendosur të “bëjë tango” me figura të dyshimta si Altin Hajri, i cili, sipas tij, dikton listën e deputetëve, dhe Avdylajt, që po ashtu ndihmojnë në formimin e listave. Bardhi e akuzoi Ramën se duke marrë këto vendime, ai po vallëzon me muzikën që krimi i organizuar dëshiron.

Më tej, ai theksoi se ndërsa Kryeministri bën aleanca me krimin, opozita është angazhuar për të përfaqësuar interesat e publikut, duke “vallëzuar muzikën” që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe që garanton mirëqenien e qytetarëve.

“Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tagos: krimin e organizuar. Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe që garanton mirëqenien e tyre”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...