9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Bardhi-Ramës: “Ti ja ke dorëzuar policinë krimit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një fjalim të ashpër në Kuvend, akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje të qeverisë së tij me krimin e organizuar dhe mungesën e transparencës lidhur me trajtimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri. Bardhi vuri në dukje se policia është në dorën e krimit dhe sfidoi Ramën të japë përgjigje për pyetje të rëndësishme mbi prodhimin dhe transportimin e mbetjeve të rrezikshme.

Pas eksperiencës së tij me inceneratorët, Rama është bërë ekspert edhe për mbetjet e rrezikshme,” deklaroi Bardhi. Ai përmendi raportimet e mediave ndërkombëtare, duke theksuar se televizioni italian RAI ka akuzuar Ramën për lidhje me krimin e organizuar. Bardhi ngriti gjithashtu çështjen e Policisë së Shtetit, duke pyetur retorikisht kryeministrin: “Si quhet drejtori i Policisë në Shkodër? Ti ia ke dorëzuar policinë krimit.”

Bardhi vazhdoi me akuza, duke kujtuar mbrojtjen e mëparshme të Ramës ndaj ish-ministrave të tij, Ilir Beqaj dhe Saimir Tahiri, të cilët sipas tij, dolën të përfshirë në afera të dyshimta. Në përfundim të fjalës së tij, ai i kërkoi kryeministrit të japë përgjigje konkrete mbi prodhimin dhe menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri: “A prodhohen mbetje të rrezikshme në Shqipëri? Ku shkojnë ato? A prodhon Kurum mbetje të rrezikshme dhe përse po kthehen mbetjet e rrezikshme nga Tajlanda?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....