13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Basha në Kuvend: “Qeveria ka gënjyer për numrin e jetëve të humbura nga Covid-19, deri para 6 muajsh ishin plot 16 mijë viktima”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot nga seanca plenare në Kuvend se qeveria dhe ministria e Shëndetësisë gënjen në raport me shifrat e jetëve të humbura si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Basha tha se institucionet ndërkombëtare japin të tjera të dhëna, ndërsa citoi edhe raportin e KE, që siç tha kryetari i PD, “Shqipëria ka shtesën më të lartë të vdrkjeve në Europë për vitin 2020”.

Basha përmendi edhe paralajmërimin e kryeministrit për rritje të çmimit të energjisë kur shpalli në vend krizën energjetike.

Këto ditë është diskutuar në komisione, nga përfaqësuesit e opozitës për vaksinimin, e diferencën mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe të raportuara nga institucione ndërkombëtare.

Si në taditën më të keqe të kësaj qeverie, ajo që thuhet nuk bëhet.

Kjo s’është hera e parë që ndodh e as hera e parë që gënjejnë me pandeminë,
se ju e dini qytetarë që kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, rimbursimin e të prekurve, tenderat abuzivë në kohë pandemie të veshura me sekretin shtetëror, për të cilat këndellet në gjumë SPAK e prokuroria, kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura, që deri para 6 muajsh ishin plot 16 mijë prindër, nëna, baballarë që dergjen sot në vendprehjet e qyteteve e fshatrave të vendit tonë e nuk ndodhen më në shtëpitë e të dashurve që i kanë humbur.

Jo shifra rrenacake raportur nga qeveria e rrenave,këtë nuk e themi ne packa se e paralajmëruam, këtë e konfirmon raporti i KE ku thuhet që Shqipëria ka shtesën më të lartë të vdrkjeve nëEuropë për vitin 2020.

Ndaj kur të dielën që shkoi deklaroi “se do ia dalim sic ia dolëm me pandeminë”, Zoti na ruajt, ajo fjali triumfaliste që s’kishte asnjë lidhje me të vërtetën tingëlloi si shuplakë, si një të pështyrë në fytyrën e qytetarëve të këtij vendi, ndërkohë që Rama shfaqej në ekrane për të mbushur me dokrra gënjeshtra e aktrim boshllëkun që krijoi mugnesa e ndihëms reale”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...