7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Basha reagon ashpër: “Ata që u ngjitën në seli nuk janë protestues, por kriminelë, nuk ia dolën dot të shkatërronin shpresën e shqiptarëve”

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh në një komunikim me mediat, se vendosmëria e demokratëve mbrojti sot shtëpinë e tyre nga kulisat e Sali Berishës.

“Sot është një dittë kur nga njëra anë një pakicë abosolute e Ramës e bashkuar me një pakicë kriminale të Berishës, ndodhen përballe një opozite të bashkuar.

Sot është dita për t’u bashkuar e për të qëndruar të bashkuar si demokratë. Më jep imunitet ta caj PD në gjysmë, që të qëndorj në pushtet. Kjo është e vërteta që duhej thënë shkoqur vite më parë.

Për një orë e gjysmë policia e shtetit u vendos jashtë kushtetutës. Në një ditë tragjike si kjo duket në horizont dita e shpresës që po lind. Qytetaria, vlerat vendosmëria janë ato që  e mbrojtën  shtëpinë e demokrateve sot nga kulisat e Sali Brishës dhe trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët.

Ata që janë ngjitur këtu nuk janë protestues, janë kriminelë. Demokratët nuk kanë nevojë të dhunojnë shtëpinë e lirisë dhe të derdhin gjak për hallin e Berishës.Ndërsa policia e shtetit, dua ta ndaj rolin e policisë dhe neglizhencën, ku policia pretendonte se këtu nuk po ndodhte asgjë.

Mirënjohje shqiptarëve që nuk e humbin shpresën. Ky është misioni ynë, për këtë mision kemi qëndruar fuqimisht edhe pse ndodhemi përballë partisë shtet, dhe ish mësuesit të Ramës, Sali Berishës që sot menduan se do shkatërronin shpresën e shqiptarëve për ndryshim, nuk ia dolën dot.

Ne jemi këtu me vendosmërinë për një kapitull të ri në politikën shqiptare. Vendosmëria mbrojti shtëpine e demokratëve sot nga kulisat e Berishës.- u shpreh Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...