21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Berisha-Rama si vëllezër siamezë”/ Basha: “Njëri manipulon zgjedhjet dhe dhunon demokratët, tjetri nxit dhunën e përplasjes për ta”

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar protestën e zhvilluar ditën e sotme si një plan mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Edi Ramës.

Kreu i PD Lulzim Basha, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është ai që bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Sipas kreut të PD-së, ish-kryeministri dhe kreu i qeverisë kanë bashkëpunuar në mënyrë që Rama të qëndrojë në pushtet duke çarë partinë në gjysmë.

“Nuk  përfaqëson më më të keqen e kësaj partie, por atë që e ka  lënë pas. Sot e tutje, përvec vendimeve të Kuvendit Kombëtar, PD tregoi se është ndarë nga e shkuara. Sot është shpalosur fare qartë dhe fakti se Berisha dhe Rama janë dy vëllezër siamez. Njëri manipulon zgjedhjet dhe dhunon demokratët. NJë tjetër nxit dhunën e përplasjes për demokratët ndërsa kërkon që ta përdorë selinë si bunker për tu fshehur nga SHBA. Kërkon ti bëjë shërbimin më të mirë Edi Ramës. Nuk e ka fshehur as sot gëzimin e tij. Padyshim që punonjësit e policisë, meritojnë përgëzim, por drejtuesit e tyre treguan se janë vegël. Ata pritën 1 orë e gjysmë pas lëshimit të kancelarive europiane. Gjithçka po ndodhte në sy të gjithë Shqipërisë, por jo në sytë e policisë së shtetit. Me përmbysjen e këtyre tre skenarëve, zaptimin e shtëpisë së lirisë, gjakderdhjes dhe zbulimit haptaz të lidhjes së vëllezërve siamezë, Rama Berisha, ka një arsye pse ta mbajmë kokën lartë.

Kemi qëndruar në ditë të vështirë ku Berisha Rama apo faktorë të tjerë non-grata, ne ditëm të qëndrojmë me një kulturë politike por dhe me një guxim patriotik. Jemi e vetmja forcë që mbart vlerat me të cilat shqiptarët mund të ecin përpara. Sot është një ditë ku nga njëra anë, një pakicë absolute, e Edi Ramës e bashkuar me pakicën e Berishës, ndodhet përballë një shumice të shqiptarëve. Duan ti japin fund tranzicionit dhe padronëve të tranzicionit.  Për të qëndruar të bashkuar si demokratë, përballë aleancës mes Ramës dhe Sali Berishës. Më jep imunitet ta çaj partinë në gjysmë. Çaje partinë në gjysmë që të qëndroj në pushtet. Kjo është e vërteta. Sot flet përmes akteve vandale të dhunës dhe të sjelljes tipike të Ramës, hedh gurin dhe fsheh dorën” – tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...