7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Basha takohet me me të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor: ‘I kërkova të shqyrtojnë njohjen e Kosovës’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor Adrian Davidoiu, gjithashtu dhe me Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Octavian Serban.

 

Lulzim Basha: Prita sot në takim Z. Adrian Davidoiu, të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Z. Octavian Serban.

Mirëprita rolin konstruktiv të Rumanisë në mbështetje të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe përshëndeta fokusin e shtuar ndaj rajonit nga Bukureshti.

Integrimi në Bashkimin Europian është interesi më i mirë për vëndet e rajonit dhe çdo skenar alternativ ndaj anëtarësimit të vendeve tona në BE dhe NATO nuk i shërben paqes, zhvillimit dhe mirqënies se popujve tanë.

PD mbetet thellësisht e përkushtuar për të kontribuar në procesin e anëtarsimit të Shqiperisë në BE, si interesi më i madh i shqiptarëve.

Diskutuam gjerësisht për situatën e krijuar pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës. Ky skenar që synon ndarjen “de fakto” të Kosovës, cënon paqen dhe sigurinë jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Përmes mashave të tij, Kremlini po synon destabilizimin e Ballkanit dhe minimin e krahut juglindor të NATO-s.

Çdo tentativë, në çdo formë dhe mjet për të shtyrë zbatimin e planit europian është kundër interesave të qytetarëve të rajonit. Vetëm dialogu dhe normalizimi me objektiv njohjen e ndërsjelltë i shërben mirëqenies dhe sigurisë së të gjithë palëve.

I kërkova përfaqësuesit të shtetit rumun ta shqyrtojnë me përgjegjshmëri dhe si kontribut për paqen dhe stabilitetin e Europës, njohjen e Kosovës së bashku me vendet e tjera anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur atë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...