11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Basha: “Voto vettingun në politikë! Çliro partinë, shkëputu një herë nga oligarkët dhe ligjet me  porosi që sjellin në këtë kuvend”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Ramës që të votojë nismën e opozitës për vettingun e politikanëve.Mes të tjerash, nga foltorja e Kuvendit, Basha pohoi sërish që procesi të nis nga ai vetë.

Kryedemokrati Basha theksoi se ishte kryeministri Rama ai që ka futur në Kuvend njerëz të krimit që sipas tij i ka mbajtur në krah, nga Tirana në Dhërmi, në dreka dhe darka.

“Për shpenzimet e luksit, 50 mln euro të Nusretit, do të mjaftonin dhe do të tepronin për një masë njerëzish. Çfarë mund të bëhej me paratë e tjera, që do apo s’do po vazhdon që t’i paguaj falë gojës së shthurur dhe jashtë ligjit që ja njeh  kushtetuta e Republikës. Mund të jepej një pakete subvencioni si në Kosovë. S’kam dëgjuar një kryeministër në Kosovë që të përdorë fjalor të tillë. Apo në Maqedoninë e Veriut. Produktet e tyre shiten në tregun e Kosovës dhe futen dhe në tregun e Shqipërisë. Çfarë mund të behej me këto para? Për tregun e ligjshëm. Ty të ka thënë FMN që për shkak të njerëzillikut ke mbi 16 mijë të vdekur më shumë se mesatarja e viteve më parë që ti i fsheh. Apo përpiqesh që të fshehësh mjerimin e shqiptareve me banalitetin tënd, apo për t’i futur grepin opozitës me dërdëllima si ajo që bërë. Unë s’kam ndërmend që ta kap këtë dem prej këmbësh, të ka kapur ai që të ka sjell prej thonjsh dhe këmbësh. Me thonj dhe kthetra po i heq lëkurën shqiptarëve. Ti do kapur prej brirësh.

Ata që duhet të miratojnë këtë buxhet mos të jenë të burgosur të vullnetit të një grupi oligarkësh, siç është psedoshumica e masakrës zgjedhore. Ne si kemi votat, por kemi vullnetin, ndaj jua kemi sjellë projektin. E keni në tavolinë, vettingun e gjyqtarëve, prokurorëve, të noterëve, ndonjë ditë do të na sjellësh dhe vettingun e barinjve. Ti duhet të kesh përgjegjësi, që një herë në 8 vite more një vendim për qytetarët. Voto vettingun në politikë! Çliro partinë. Shkëputu një herë nga oligarkët dhe ligjet me  porosi që sjellin në këtë kuvend. Që ta bësh këtë, duhet t’i bindesh një gjykimi të vërtetë dhe të pavarur që të ftoj ta votosh. Për herë të parë dhe të fundit; kontrolli të nisë nga kryetari i PD-së. Vetëm atëherë mund të dalësh para shqiptarëve dhe të thuash se ato që po thua janë të vërteta.”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...