13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Basha:Rrëzimi i murit të korrupsionit do t’i hapë vendit rrugën drejt BE-së.

Kreu i PD-së Lulzim Basha përsërit qëndrimin e tij për vettingun në politikë. Basha shkruan mëngjesin e sotëm në “Twitter” se Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet.

Ai thekson më tej se rrëzimi i murit të korrupsionit do t’i hapë vendit rrugën drejt BE-së.

“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cenon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT