18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Bashkia e Patosit merr përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për familjen Gushi, që humbën jetën në aksidentin tragjik

Familja Gushi e cila u shua në aksidentin tragjik këtë të premte ishte nga Patosi edhe pse jetonin prej vitesh në Greqi. Këtë verë, pas një viti të vështirë pandemie, ata zgjodhën vendlindjen për të bërë pushimet.

Mëngjesin e sotëm ata ishin nisur për në qytetin bregdetar të Vlorës, por një aksident i rëndë rrugor u mori jetën, të katër anëtarëve të familjes.

Prindërit dhe dy vajzat e tyre të mitura humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas nga një automjet Audi.

Bashkia e Patosit, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se do të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje.

REAGIMI I BASHKISE PATOS

I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti.

Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë.

Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje.
U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë!
#BashkiaPatos

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime për falsifikim në pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, kontrata e vitit 1996 në...

0
Detaje tronditëse kanë dalë së fundmi në lidhje me pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, duke ngritur dyshime serioze mbi procesin e saj të vetingut....

“Sa më e madhe diferenca në moshë, aq më i rrezikshëm divorci” – studimi...

0
Një studim i ri nga Emory University ka zbuluar se diferenca në moshë mes partnerëve mund të ketë një ndikim më të madh në...

“Edi Rama po minon besimin e vendeve anëtare” – Bardhi akuzon kryeministrin për vonesa...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një fushatë...

Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me të miturin në prani të dy bashkëmoshatarëve të tij, shpallet...

0
Një 17-vjeçar në Gjirokastër është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar, në prani të dy të...

Korçë, 78-vjeçari Gezim Vija u gjend i vrarë në banesë nga punonjësi i postës

0
Trupi i pajetë i 78-vjeçarit Gezim Vija u zbulua mëngjesin e së enjtes nga një punonjës i postës që shpërndante pensionet. Kur ai nuk...