13.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Bashkia Gjirokastër në nderim të kujtimit të 4 Dëshmorëve të Policisë së Shtetit emërton 4 rrugë, me emrat e tyre

Bashkia Gjirokastër, në nderim të kujtimit të 4 Dëshmorëve të Policisë së Shtetit ka emërtuar 4 rrugë, me emrat e tyre, Sali Shehu, Altin Dauti, Zaçe Biraçaj dhe Nuri Kërçanaj.

Në ceremoni mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Ai deklaroi se sot është një ditë e veçantë pasi po nis të vihet në zbatim një nga pikat më të rëndësishme që nga marrja e detyrës nga ana e tij.

“Sot është një ditë e veçantë. Unë e vlerësova të vij edhe vetë, pasi që në fillim të marrjes së detyrës nga ana ime, një nga pikat më të rëndësishme ka qenë vlerësimi dhe mirënjohja, po patjetër dhënia e rëndësisë të gjithë të rënëve të krye të detyrës, Dëshmorëve të Policisë. Kjo nismë nuk mund të bëhej realitet pa ndihmën e pushtetit vendor. Kështu që unë gjej rastin edhe njëherë t’ju falënderoj z. kryetar i Bashkisë.

Nisma të tilla ne duam që t’i çojmë përpara dhe të kemi dhe të tjera në vazhdim, ashtu siç kemi menduar dhe për të gjithë punonjësit e Policisë dhe familjarët e të rënëve në krye të detyrës dhe për shkak të detyrës, me marrëveshjen që kemi bërë me laboratorin mjekësor apo me atë të optikave, për një trajtim ndryshe dhe më preferencial, por do të vazhdojmë me nisma të tilla, të cilat do të jenë gjithmonë në të mirë të punonjësve të Policisë, për t’i dhënë atyre dhe uniformës që mbajnë vlerësimin e duhur dhe për të motivuar brezat e rinj që duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Sot, 4 rrugë në Gjirokastër do të emërtohen me emrat e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit që kanë mbrojtur jetën me jetën e tyre, kështu që edhe një herë u shpreh mirënjohjen time institucioneve të pushtetit vendor dhe dua të siguroj familjarët e të gjithë Dëshmorëve të Policisë se vazhdimisht do të kenë përkrahjen tonë. Ju falënderoj për të gjithë mbështetjen që i keni dhënë Policisë së Shtetit, jo vetëm në këtë nismë, që është sa simbolike dhe domethënëse, por edhe në të gjitha ato projekte që ne dëshirojmë t’i realizojmë bashkërisht në të mirë të sigurisë së qytetarëve të vendit tonë. Faleminderit edhe një herë”, u shpreh Nano.

Segmenti rrugor në lagjen “18 shtatori” të qytetit të Gjirokastrës do të mbajë emrin “Altin Dauti”, rruga kryesore në fshatin Picar, në Njësinë Administrative Picar do të mbajë emrin “Zaçe Biraçaj”, segmenti që përshkon zonën urbane në Virua do të mbajë emrin “Sali Shehu”, ndërsa rruga kryesore që përshkon fshatin Asim Zeneli, Njësia Administrative Antigone, do të mbajë emrin “Nuri Kërçanaj”.

Së bashku me emërtimin e 4 rrugëve, me emrat e katër efektivëve të Policisë, u akorduan edhe Certifikata Mirënjohjeje, me të njëjtin motivacion “Për kontributin dhe sakrificën sublime si efektiv i Policisë së Shtetit, në shërbim të komunitetit. Ai do të ngelet përjetësisht shembull frymëzimi për brezat e rinj”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...