8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

BBV Kosova/ Linda Halimi akuzon Bleron për ngacmim s*ksual dhe rrëfen ngjarje nga e kaluara

Këngëtarja Linda Halimi ka shokuar opinionin me deklaratën e saj për këngëtarin Blero Muharremi, duke e akuzuar për ngacmim s*ksual. Pas një debateje të hapur mes tyre, Linda Halimi ka shprehur dëshirën për të rrëfyer një ngjarje të ndodhur disa vjet më parë.

Linda Halimi tregon se është njohur me Bleron kur ai ishte i martuar me moderatoren Teuta Krasniqi. Sipas saj, pas xhirimeve në një hotel, Blero ka insistuar që të shkojnë bashkë në dhomën e saj dhe të pinin nga një gotë verë.

“Kur kam punuar në emisionin e Teuta Krasniqit, para 13 vjetësh, Blero më ka sjellë te hoteli ku rrija, pas xhirimeve, dhe insistoi si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time, të vijë lart te dhoma e hotelit me mua, e mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit. Është shumë e vërtetë, betohem në zot,” tha Linda Halimi.

Deklarata e saj ka ardhur pasi një video u publikua nga produksioni gjatë spektaklit, ku Linda shprehej se Blero është arrogant dhe se e njeh prej shumë vitesh.

“Blero ka egon, arrogancën. Është deluzional pafund e njoh para 12-13 viteve. Ka qejf të bëjë shaka, por e tejkalon limitin”, tha Linda Halimi.

Në përgjigje, Blero e ka akuzuar Lindën për turp, duke theksuar se ajo është e martuar dhe nuk duhet të flasë kështu. Kjo ka shtuar tensionin ndërmjet tyre dhe ka shkaktuar debate të ashpra në publik. Mes akuzave dhe përgjigjeve, ata kanë përfshirë edhe produksionin në debatin e tyre duke pyetur për praninë e kamerave gjatë ngjarjeve të përmendura nga Linda Halimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...