19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“BE gati për patentat e reja”: Nga leja digjitale te rregullat e unifikuara për pezullimin e drejtimit

Bashkimi Europian është në prag të miratimit të lejeve të reja të drejtimit të automjeteve, një reformë që synon të unifikojë rregullat për të gjithë vendet anëtare dhe të rrisë sigurinë rrugore. Parlamenti Europian do të votojë sot për këtë nismë dhe pritet që shumica e eurodeputetëve të votojnë pro.
Ky është votimi i fundit përpara se rregullorja të hyjë në fuqi, megjithatë vendet anëtare do të kenë hapësirë veprimi kombëtare për zbatimin e saj.

“Ne kemi 20 mijë vdekje në aksidente rrugore çdo vit në BE – këto janë shumë,” – deklaroi eurodeputeti italian Matteo Ricci, i cili udhëhoqi negociatat me shtetet anëtare dhe Komisionin Europian.
Sipas tij, rregullat e reja do të bëjnë më të drejtë dhe më uniform zbatimin e gjobave dhe ndëshkimeve në të gjithë territorin e Unionit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme parashikon që pezullimi i patentës në një shtet të BE-së të në njihet dhe zbatohet automatikisht në të gjithë vendet e tjera. Kjo do të ndalojë praktikën ku drejtuesit e dënuar mund të vazhdonin të ngasin makinën në shtetin e tyre.

Leja digjitale e drejtimit, risia më e madhe

Një tjetër element i reformës është patenta digjitale, e cila do të jetë aksesueshme përmes smartphone-it.
“Kjo është veçanërisht e mirë për të rinjtë që kanë gjithçka në telefonat e tyre,” – u shpreh eurodeputetja Jutta Paulus.
Gjithashtu, do të aplikohet një periudhë prove dyvjeçare për drejtuesit e rinj nga mosha 17 vjeç, e vlefshme në të gjithë BE-në.

Më shumë ndërgjegjësim për sigurinë

Rregullorja e re vendos theksin edhe te trajnimi i drejtuesve të rinj, duke kërkuar vetëdijësim mbi rreziqet e “këndit të verbër” dhe përdorimin e telefonit në drejtim.
Po ashtu, do t’i jepet përparësi sigurisë së këmbësorëve, fëmijëve dhe çiklistëve në rrugë.
Një tjetër ndryshim parashikon rritjen e limitit të peshës për automjetet me sisteme alternative drejtimi, si ato elektrike.

Pas debatit të gjatë, u vendos që nuk do të ketë kontroll shëndetësor të detyrueshëm për drejtuesit e moshuar, duke lënë vendet anëtare të vendosin vetë për këtë çështje.

Kur do të hyjë në fuqi reforma

Zbatimi i rregullave do të varet nga qeveritë e vendeve anëtare, ndërsa kujtohet se edhe direktiva e parë për lejet e unifikuara të drejtimit, e miratuar në vitin 1980, hyri në fuqi vetëm pas gjashtë vitesh.
Kështu, BE hyn në një epokë të re të sigurisë dhe dixhitalizimit në drejtimin e automjeteve, ku një patentë do të vlejë për të gjithë Europën – në dorë, ose në telefon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...