8.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

BE kërkon çmim tavan për gazin rus, Rusia kërcënon se mund të ndalë furnizimet në rast të një vendimi të tillë

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë dhënë shenja se synojnë të vendosin çmim tavan për gazin rus, pavarësisht kërcënimeve të Rusisë se mund të ndalë furnizimet në rast të një vendimi të tillë.

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht.

Rusia tashmë ka ndërprerë pjesërisht apo plotësisht furnizimet me gaz për 13 vende anëtare të BE-së, të cilat përdorin energjinë ruse për të ngrohur shtëpitë, për të prodhuar rrymë dhe për të mbajtur në funksion fabrikat.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka thënë gazetarëve më 7 shtator se “ne do të propozojmë çmim tavan në gazin rus” përveç masave tjera.

Ajo ka përmendur edhe shkurtimet e detyruara të energjisë elektrike përgjatë pikut të përdorimit.

“Ne duhet të ndalim të ardhurat e Rusisë, të cilat i përdor (presidenti rus, Vladimir) Putin për të financuar këtë luftë mizore në Ukrainë”, ka thënë von der Leyen.

Putin, në anën tjetër, ka paralajmëruar kundërpërgjigje.

“Ne nuk do të ofrojmë asgjë nëse situata është në kundërshtim me interesat tona”, ka thënë Putini në një Forum ekonomik në Vlladivostok.

“Ne nuk do të dërgojmë gaz, naftë, thëngjill, apo naftë për ngrohje – ne nuk do të dërgojmë asgjë”, ka thënë Putin.

Para shpërthimit të luftës në Ukrainë, BE-ja e ka siguruar 40 për qind të energjisë nga Rusia.

Ministri çek i Industrisë, Jozef Sikela, u ka thënë senatorëve çekë më herët gjatë ditës se vënia e çmimit tavan në gazin rus nuk është zgjidhje për krizën aktuale.

Sipas tij, ministrat e Energjisë së BE-së nuk duhet të diskutojnë diçka të tillë, në një takim që do ta zhvillojnë këtë javë.

Çekët udhëheqin aktualisht Presidencën e BE-së.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...