11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Bebe Rexha përplaset me ndjekësen në X: “Nuk do lejoj negativitet toksik në profilin tim”

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka ndezur debat në rrjetet sociale pas një shkëmbimi komentesh me një përdoruese të X (ish-Twitter), e cila e akuzoi për denigrim të burrave. Reagimi i artistes erdhi pas një postimi ku ajo theksoi se “gratë dhe fëmijët mbajnë peshën më të rëndë të konflikteve të shkaktuara nga burrat”.

Një ndjekëse me emrin Morgan e kundërshtoi ashpër, duke provokuar edhe bazën e fansave të Rexhës. Këngëtarja nuk vonoi dhe u kundërpërgjigj duke e cilësuar ndjekësen si “toksike” dhe duke kërkuar largimin e saj nga profili i saj.

“Fansat e mi e dinë që kjo nuk ka lidhje me komunitetin tim gay. Dhe për ‘sje më relevante’? Ti je në faqen time, ndaj dikush nga ne dy qartësisht është relevante”, shkroi Rexha, duke nënvizuar se nuk do të lejojë shpërndarje të negativitetit online.

Këngëtarja u shpreh se shpesh reagon ndaj sjelljeve toksike për t’u vendosur kufij komentuesve negativë, duke kthyer profilin e saj në hapësirën ku mbron hapur qëndrimet e saj. Ndërsa debati ka shkaktuar ndarjen e opinionit mes ndjekësve, Rexha duket e vendosur të mos e injorojë padrejtësinë dhe sjelljet provokuese në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...