4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Begaj në konferencë me Van der Bellen: “Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë së procesit integrues të Shqipërisë”

Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar konferencë të përbashkët me homologun austriak Alexander Van der Bellen. Gjatë fjalës së tij Begaj tha se Shqipëria dhe Austria kanë një partneritet të veçantë.

Gjithashtu ai falënderoi Austrinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për rrugëtimit europian.

“Biseda kishte në vëmendje çështjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, i përcolla vlerësimin për gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin europian, mbështetja ekonomike, politike e mbështetja për reformën në drejtësi. Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë së procesit integrues të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. E informova mikun për përparimin e bërë në reformat e integrimit europian dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim. E sigurova që Shqipëria mbetet dedikuar në të gjitha nivelet për rezultate të reformën në drejtësi. E falënderova për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë Kosovës, liberalizmin e vizave dhe dialogun Kosovë serbi. Rikonfirmuam qëndrimet e vendeve për dënimin e këtij agresioni të paprovokuar dhe mbështetjen e palëkundur ndaj popullit ukrainas dhe integritetin territorial të saj”, tha Begaj.

Nga ana e tij presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen tha se në takimin me presidentin Bajram Begaj, në fokus ishte reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi ekonomik.

Gjithashtu shprehu mbështetje për procesin e integrimit dhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe ju falënderoj president për këtë miqësi kaq të madhe shqiptare. Vizita ime sot është në kuadrin e një tradite të madhe të miqësisë Shqipëri-Austri. Diskutuam me Begajn se si mund të rrisim më shumë bashkëpunimin mes 2 vendeve. Agjencia austriake për zhvillim është prej 3 vitesh aktive në Shqipëri dhe që ka ndikuar në reformën në drejtësi. 2 ministrat e drejtësisë po nënshkruajnë deklaratë për forcimin e shtetit të së drejtës. Kemi bashkëpunim dhe në fushën e arsimit. Shkolla austriake në Shkodër gëzon reputacion shumë të mirë. Është një HTL me pikë të fortë informatikën dhe shkencat e komunikimit dhe s’është për tu habitur që është pranuar kjo gjë. Austria e mbështet edhe këtu Shqipërinë. Forcon ofertën me punonjës të kualifikuar që është temë në mbarë Europën. Për të intensifikuar më shumë marrëdhëniet jam i nderuar që do hapim forumin ekonomik”, tha ai, duke shtuar: “Procesi i anëtarësimit është shumë i gjatë. Austria në atë kohë ka pasur negociata të shpejta, katër apo 5 vjet. Sa i përket Shqipërisë kemi kohë që i mbështesim, duhet ti mbështesim edhe më shpejt. Më duket interesante që ministri i jashtëm, duhet për tu marrë shembull. Thotë ose je brenda ose jashtë. Ose je anëtar i unionit, ose nuk je. Një temë kritike është Kosova dhe Serbia pas eksperiencës me Qipron. BE do ketë rregulla të qarta. Këtu kemi shpresë për rezultate të mira pas bisedimeve të mira. Më bie ndërmend sa i përket Shqipërisë vetëm çështja e pasaportave të arta, që qeveria ka vendosur ta lërë pezull. Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim. Mendoj që Shqipëria do ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...