21.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Paratë ruse në PD, Berisha: “Auditë të pavarur kanë paraqitur një raport serioz pasi kanë analizuar veprimtarinë financiare të PD-së”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot para mediave së bashku me kryetaren e grupit të komisionit auditues Ledina Mandia mbi akuzat për financimin e PD nga para ruse, më konkretisht për lobimin në SHBA.

Berisha tha se auditë të pavarur kanë paraqitur një raport serioz.

“Me të drejtë keni pritur raportin e auditit ndaj akuzave për PD se ka pranuar financime ruse. Ky raport tani është i plotë. Auditë të pavarur kanë paraqitur një raport serioz pasi kanë analizuar të gjithë veprimtarinë financiare, buxhetore të PD-së. Për konkluzionet zonja Ledina Mandia, kryetare e komisionit ua paraqet juve”, tha Berisha.

Mandia deklaroi se grupi i Auditimit ishte ngarkuar me një detyrë të tillë për të bërë verifikimin në lidhje me përdorimin e parave ruse për lobim, akuza që janë dëgjuar në media.

“Grupi i Auditit ka filluar punën e tij duke draftuar një rregullore, duke përcaktuar dhe rregulla sa i përket mbledhjes së dokumentacionit, pasi në PD nuk kishte asnjë dokumentacion për të lehtësuar punën. Është vlerësuar dhe marrja e auditëve të pavarur ligjorë. Korespodenca më pas ka vijuar me prokurorinë, Gjykatën e Tiranës dhe KQZ-në, të cilët kanë vendosur në dispozicion dosjet e plota dhe po ashtu dhe pasqyrat financiare dhe raportet përkatëse të depozituara në KQZ.

Në PD nuk ka ekzistuar një rregullore e Brendshme dhe nuk ka ekzistuar një bord financiar, referuar detyrimeve statutore”, tha Mandia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...