19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Belinda Balluku dëshmon në Prokurorinë e Posaçme për Inceneratorin e Tiranës

Për më shumë se 3 orë, zv.kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Pas daljes së saj nga SPAK, ajo shprehu shpresën se dëshmia e saj do të kontribuojë në zbardhjen e dosjes.

Balluku tha se dosja e inceneratorit ka bërë pis të madh dhe të vogël, dhe është koha që të zbardhet për të ndarë e mira nga e keqja dhe për të dalë puna e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.

Ishte një thirrje për dosjen 225 që është dosja e inceneratorëve. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kam dhënë dëshmi që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij. Ne jemi këtu për ta mbështetur drejtësinë. Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet, në mënyrë që të ndahet e mira nga e keqja e të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm.’- tha Balluku, pas përfundimit të marrjes në pyetje.

Prokurori Dritan Prençi e thirri Ballukun për të dhënë sqarime lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës, duke shprehur se hetimet janë drejt fundit. Kjo pasi më 30 prill 2024, për më shumë se 8 orë, u mor në pyetje edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si person që ka dijeni për çështjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...