Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania 1, Beniada Nishani, ka folur për herë të parë për mosmarrëveshjet e saj me pagat në RTSH, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ajo rrëfeu se ka kaluar vështirësi financiare dhe ka vendosur të ndjekë çështjen përmes rrugës ligjore. “Përpara një mosmarrëveshjeje ose një padrejtësie, unë preferoj t’i lë gjërat në duar të ligjit,” u shpreh Nishani, duke shpjeguar se nuk kishte komentuar më parë publikisht për situatën.
Sipas saj, disa pagesa kanë ardhur, ndërsa të tjera mbeten ende të papaguara, dhe avokati i saj po ndjek procesin ligjor prej rreth 5–6 muajsh. Beniada shtoi se ka preferuar të mos flasë ndërkohë që ishte në punë, duke respektuar kontratën dhe pa dëshirë të përfshihej në spekulime.
“Besoj te drejtësia dhe çdo gjë do të zgjidhet përmes rrugës ligjore,” përfundoi ish-finalistja, duke konfirmuar se ky është momenti i saj i parë publik për këtë çështje.






