11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

“Beogradi ka dëshmuar se nuk ndahet nga fantazmat e të kaluarës”/ Basha takon zv.Kryeministren e Kosovës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar këtë të hënë Zv.Kryeministren njëkohësisht dhe Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.

Basha i shprehu znj. Gërvalla urimet ndaj qytetarëve dhe forcave politike për mbajtjen e zgjedhjeve model në Kosovë, një leksion demokracie edhe për Shqipërinë.

Sipas kryedemokratit Basha, mbyllja e dialogut me njohje respektive është interesi i gjithë rajonit. Kontributi i parë që BE mund të japë në dialog është të bindë 5 vendet anëtare ta njohin Kosovën.

Kryedemokrati theksoi se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë se interesat e Kosovës në marrëdhëniet rajonale.  Sikurse kanë treguar zhvillimet e fundit, nisma e Novisadit është konceptuar si makiazh i imazhit të Serbisë, ndërsa Beogradi siç dëshmojnë ngjarjet e këtyre javëve nuk ndahet nga fantazmat e së kaluarës duke risjellë platforma si ajo e Botës Serbe.

Po ashtu u diskutua mbi Luginën e Preshevës, pasivizimin e adresave dhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve. Z. Basha përsëriti qëndrimin e tij, se Shqipëria duhet të mbrojë dhe mbështesë fuqimisht interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Serbi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sali Berisha: “PD nuk do të votojë ligjet e PS, Rama përpiqet të mbulojë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se forca e tij politike do të jetë kundër draftit të Partisë Socialiste për referendumet. Në një...

Sali Berisha paralajmëron protestën e radhës: “Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëhet e ditur data dhe ora e protestës së radhës, duke...

Arrestohet në Tiranë i dënuari për trafik droge, do të ekstradohet drejt Italisë

0
Një shtetas shqiptar, Bledar Mansaku, 50 vjeç, është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 88”, pasi ishte shpallur në...

Ambasada e Gjermanisë dënon dhunën në protestën e PD: “Distancohuni nga sulmet me molotovë”

0
Protesta e mbajtur nga Partia Demokratike këtë të dielë nuk prodhoi asgjë të re në skenën politike, përveç një detaji që tërhoqi vëmendjen e...

Aksident në Lezhë-Shkodër/ Përplasen dy automjete, vetëm dëme materiale

0
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, në kryqëzimin e Balldren, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Fatmirësisht, nuk raportohet...