35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Sali Berisha paralajmëron protestën e radhës: “Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e regjimit”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëhet e ditur data dhe ora e protestës së radhës, duke theksuar se kryengritja paqësore e opozitës do të vazhdojë pa ndërprerje deri në rrëzimin e “regjimit”.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministren Belinda Balluku për korrupsion dhe abuzim me fonde publike. Ai tha:

“Ju jeni dëshmitar të jehonës së jashtëzakonshme, gazetat më të mëdha paraqitën revoltën e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Në protestë shndriti zëri i qytetarëve shqiptarë kundër një grushti hajdutësh të papërgjegjshëm dhe nxiu me zift figurat e urryera të shqiptarëve, Edi Rama dhe Lubina Balluku.”

Berisha u zotua se Partia Demokratike do të mbajë protestat me vendosmëri:

“Garantoj shqiptarët se PD është e vendosur që kryengritjen paqësore të vazhdojnë me vendosmëri dhe nuk do të tolerojë kurrë që një dyshe hajdutësh të vazhdojnë të vjedhin të pangopur duke përdorur mandatet e tyre si thika krimi.”

Ai gjithashtu u shpreh për përplasjet me institucionet ligjzbatuese:

“Edi Rama vërtet në një betejë me një prokuror guximtar përdori të gjithë pushtetin për të mposhtur dhe për ta vënë në pah, siç del tani në kontroll SPAK, po nuk do të vërë kurrë në kontroll dinjitetin e shqiptarëve.”

Berisha ftoi qytetarët të marrin pjesë në kryengritjen e radhës, duke bërë të ditur se data dhe ora do të shpallen shumë shpejt:

“Ftoj shqiptarët në datën dhe orën e caktuar që do jetë shumë e shpejtë në kryengritjen më të fuqishme.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...