24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Beogradi në Protestë: Mbi 100 Mijë studentë dhe qytetarë mbushin rrugët

Protesta e studentëve në Beograd vijon me intensitet, ku mbi 100 mijë protestues janë mbledhur në qendër të qytetit për të kërkuar ndryshime politike dhe liri më të madhe.

Pamjet nga kryeqyteti serb tregojnë një det me drita të ndezura nga telefonat e protestuesve, ndërsa në disa zona janë përdorur edhe flakadanë për të krijuar një atmosferë edhe më të fortë simbolike.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në protestë janë të pranishëm rreth 107 mijë persona, por organizatorët pretendojnë se numri është edhe më i madh.

Protesta e titulluar “15 në 15 – Ju Presim” nisi zyrtarisht në orën 16:00. Studentët mbajtën fjalime në sheshin Slavija, ndërsa rrugët qendrore deri te ndërtesa e Kuvendit të Serbisë u mbushën me protestues.

Gjatë një prej fjalimeve, një grua tentoi të ndërhynte në skenë për t’i marrë mikrofonin njërës prej studenteve, por ajo vijoi mesazhin e saj duke deklaruar me forcë:
“S’do të lejojmë më që të na privoni lirinë tonë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...