Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Berat, ku një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur 15-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë shtetasi S. L., ndërsa burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për Sabri Likaj. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën, e cila rezulton të jetë mbesa e tij, vajza e vëllait.
Të dy jetonin në të njëjtën banesë, ndërsa rasti është zbuluar dhe referuar menjëherë tek autoritetet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.






