25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Përplasje në PD para zgjedhjeve: Tabaku pro kandidimit të Salianjit, Berisha: “Është vetëpërjashtuar”

Tensionet në Partia Demokratike vijojnë të thellohen teksa afrojnë zgjedhjet e brendshme për kryetar më 23 maj. Deklaratat e fundit nga drejtues dhe ish-drejtues të kësaj force politike kanë rikthyer përplasjet publike, duke nxjerrë në pah ndarjet e brendshme në selinë blu.

Deputetja Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër, u shpreh se ish-deputeti Ervin Salianji duhet të kandidojë përballë kreut aktual të partisë, Sali Berisha. Ajo theksoi se debatet duhet të zhvillohen brenda forumeve të partisë dhe jo në publik apo studio televizive.

“Beteja duhet të bëhet brenda PD-së. Kjo parti ka vuajtur mjaftueshëm nga përplasjet në publik. Nuk ka rëndësi individi, por e ardhmja e Partisë Demokratike dhe demokratëve”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se forca politike nuk ka luksin të humbasë figura dhe duhet të zgjerohet.

Deklaratat e saj kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të Berishës, i cili ka hedhur poshtë çdo ide për përjashtim formal të Salianjit, duke këmbëngulur se ai është “vetëpërjashtuar” për shkak të shkeljes së statutit.

Sipas Berishës, veprimet e ish-deputetit, përfshirë zhvillimin e takimeve jashtë strukturave zyrtare të partisë dhe akuzat për bashkëpunim me elementë kriminalë në Elbasan, janë të papranueshme për Partinë Demokratike. “Bashkëpunimin me krimin nuk e falim në asnjë mënyrë”, deklaroi ai.

Përplasjet mes palëve janë intensifikuar sidomos pas aktiviteteve të ndara politike në terren dhe debateve me drejtues të tjerë të PD-së, përfshirë edhe Flamur Noka.

Ndërsa gara për drejtimin e partisë po afron, situata në PD mbetet e tensionuar, me thirrje për unitet nga njëra anë dhe akuza të forta nga ana tjetër, duke e bërë edhe më të pasigurt rrjedhën e zhvillimeve në këtë forcë politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...