11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha akuza Ramës për prishjen e banesave 50-vjeçare: Akt gjenocidi ndaj shqiptarëve

Teksa prezantoi kandidatin e PD për bashkinë e Kavajës, Sali Berisha u ndal edhe tek vendimi për vlerësimin dhe shembjen e ndërtesave 50-vjeçare, për të cilin tha se është si një akt gjenocidal.

Ky akt sipas Berishës synon ti tmerrojë shqiptarët dhe ti largojë nga vendi.

Berisha: Ne nisim këtë fushatë, betejë elektorale në një moment kritik për vendin. Në një moment që Shqipëria lëngon në një monizëm të plotë, të egër, barbara, në një monizëm që bazohet në krimin, drogën, bazohet në vjedhjen tuaj nga mëngjesi deri në darkë nga sekti më antishqiptar që ka njohur kombi, sekti i rilindjes me në krye Edi Ramën.

Në fakt një proces e ka të hapur me McGonigalin dhe dosjet i ka gjer në tavan dhe këtu është i gjithë problemi, dhe ta kemi të qartë se këtu qëndron frika, tmerri, nga PD-ja, nga vota e juaj, nga largimi nga pushteti.
Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në kuptimin e nenit 3 të Konventës së OKB-së, mbi gjenocidin. Ky nen thotë; krijimi i kushteve të llogaritura për të larguar njerëzit nga vendi ku banojnë është akt gjenocidal.

A nuk është krijim kushtesh për të tmerruar qytetarët shqiptarë kur ti autorizon veten të shkatërrosh çdo banesë që do ti, sepse është 50 vjeçare, në një kohë kur të tillë janë mbi 300 mijë banesa në Shqipëri, mbi 200 mijë apartamente dhe ky akt nuk ekziston kund në botë. Ky akt synon ti tmerrojë shqiptarët, ti largojë nga Shqipëria, të krijojë pasiguri të plotë, ky akt synon të ju grabisë, të ju plaçkisë trojet, për të investuar mafiozët, për të investuar qeveritarët.

Mora vetëm vendimin e fundit, por ai që deklaroi para medieve se firmos, pam, pam, pam, e fap, fap, fap, ai vjedh, pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Ta dini nga unë. Miqtë e mi, një kryeministër nuk firmos kurrë pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Një kryeministër firmos me ligjin para, mendon 7 herë para se të firmosë një herë, një kryeministër qëndron besnik i ligjit, qëndron në anën e mbrojtjen e interesave të qytetarëve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...