5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha akuzon deputetin Agron Malaj për ndërtim rruge personale me fondet e Bashkisë së Matit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim përmes “qytetarit dixhital”, duke akuzuar deputetin e Partisë Socialiste dhe ish-kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, se po ndërton një rrugë personale me paratë e qytetarëve.

Sipas denoncimit, rruga në fjalë lidh banesën e Agron Malajt në fshatin Lis me rezervuarin e fshatit Shqefen, dhe ka një gjatësi prej rreth 5 kilometrash. Qytetari pretendon se rruga nuk i shërben askujt tjetër përveç Malajt dhe se punimet po kryhen me makineritë e Bashkisë së Matit, pa u zhvilluar asnjë procedurë tenderimi.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Berisha e cilëson këtë veprim si një “akt të pastër korrupsioni”, duke kërkuar transparencë për mënyrën se si po përdoren fondet publike në këtë projekt.

“Zoti Berisha, shiko sesi taksat e qytetarëve të Matit përdoren për interesat personale të Agron Malajt, ndërkohë që mijëra banorë nuk kanë rrugë për të shkuar në banesat e tyre. Rruga nga banesa e tij në fshatin Lis deri te rezervuari i Shqefenit po ndërtohet nga makineritë e bashkisë, pa asnjë tender apo të dhënë publike. Kostoja e saj mund të shkojë mbi 200 mijë dollarë,” – shkruan qytetari denoncues.

Nga ana e tij, Agron Malaj nuk ka reaguar ende publikisht ndaj këtyre akuzave.
Ndërkohë, denoncimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku kërkohet verifikimi i menjëhershëm nga organet hetimore dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për të sqaruar nëse fondet publike po përdoren në mënyrë abuzive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...