20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Justin Bieber ndez debatet online: “Edhe një mendim i dëshirueshëm është tradhti”

Këngëtari kanadez dhe fituesi i çmimit “Grammy”, Justin Bieber, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në platformën Twitch, ku foli hapur për mënyrën se si e percepton tradhtinë në martesë.

Gjatë diskutimit, Bieber u shpreh se për të, edhe një mendim i dëshirueshëm për një person tjetër mund të konsiderohet si formë tradhtie, duke e krahasuar me një veprim real jashtëmartesë.

“Nëse mendon me dëshirë për dikë tjetër, është njësoj si të veprosh me të,” – tha këngëtari, duke shtuar:
“Ashtu si të ndihesh me zemërim ndaj dikujt është si të kryesh një akt dhune ndaj tij, edhe dëshira për dikë tjetër është tradhti ndaj partnerit tënd.”

Deklaratat e artistit ndezën menjëherë debat në internet. Ndjekësit u ndanë në dy kampe: një pjesë e vlerësoi sinqeritetin e tij si shprehje respekti ndaj bashkëshortes Hailey Bieber, ndërsa të tjerë e quajtën qëndrimin “të tepruar dhe jorealist”, duke argumentuar se mendimet njerëzore janë të pakontrollueshme dhe nuk përbëjnë tradhti për sa kohë nuk kthehen në veprime.

Komentet e Bieber vijnë në një moment të ndjeshëm për çiftin, i cili prej më shumë se një viti është në qendër të thashethemeve për probleme martesore. Megjithatë, Justin dhe Hailey janë shfaqur shpesh bashkë në publik, duke mohuar zërat për ndarje.

Burime pranë çiftit thanë për mediat rozë se pavarësisht periudhave të vështira, ata mbeten të bashkuar dhe po fokusohen te jeta familjare pas lindjes së djalit të tyre, Jack Blue.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...