10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Berisha: Beqaj zhduku kontratën origjinale të konçensionit të sterilizimit

Sali Berisha akuzon drejtpërdrejt ish-ministrin Ilir Beqaj për zhdukjen e kontratës origjinale të koncesionit të sterilizimit. Në një status në rrjetet sociale, Berisha e cilëson këtë akt banditizmi ekstrem të ngjashëm me atë të vrasësit thotë ai që për të zhdukur gjurmët e krimit djeg trupin e viktimës së ekzekutuar.

Kriminel me mandat ministri, anëtarë qeverie si Beqja, për të fshehur gjurmët e vjedhjeve të tij të tmerrshme, prej qindra milionë euro me koncesionet e tij, ka zhdukur origjinalin e kontratës së sterilizimit. Me zhdukjen e kontratës origjinale dhe zëvendësimin e saj me një kontratë të falsifikuar, Beqja kërkon të fsheh të gjitha klauzolat e kontratës, në të cilat është bazuar vjedhja e hapur e parave publike nga koncesionari i tij”.

Berisha përsërit se për të larguar qeverinë Rama që ka prodhuar kaq shumë zullume duhet revoltë qytetare e qëndrueshme si e vetmja rrugë shpëtimi për Shqipërinë.

Ndërkohë, për të parën herë ka reaguar dhe vetë ish-ministri Beqja.

Në një postim të gjatë ku nuk përmend fare çështjen e mungesës së kontratës, Beqja flet për rëndësinë që kishte në kohën kur mori detyrën një zgjidhje e shpejtë për sterilizimin e pajisjeve mjekësore.

Sipas tij, u zgjodh partneriteti publik-privat si më i miri dhe më i liri pasi punësimi i 250 punonjësve për qendrën e re të sterilizimit brenda QSUT që ende nuk ishte vënë në punë do të kërkonte me shumë para dhe nuk kishte të parashikuar transportin e mjeteve në spitalet e tjera brenda Tiranës dhe në rrethe.

Kush do i përballonte shpenzimet e këtij sterilizimi dhe transporti? QSUT për të gjithë Shqipërinë? Sa duhet të paguanin spitalet e tjera për këtë shërbim? Prandaj ishte e nevojshme një Operator i vetëm. Në vitin 2014 nuk i kishim as dijet, as njohuritë dhe as paratë për ta bërë vetëm një sipërmarrje të tillë. Janë të punësuar rreth 250 vetë. Vetëm shpenzimet e shpërblimit të tyre kushtojnë rreth 250 milionë lekë në vit”.

Beqaj e quan rastësi faktin që në të njëjtin fluturim me të për në Romë kanë qenë dhe Umbro Staccini e Ilir Rrapaj. Në Vienë në Shtator të 2016 thotë se ka udhëtuar për punë dhe nuk ka djeni se në të njëjtin avion me të ka qenë Admir Daca, ndërsa në Maj 2017 mohon të ketë udhëtuar jashtë pasi ndodhej në Dibër për fushatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...