18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha: “Edi Rama kërkon përballje në protestën e 6 Dhjetorit, por ne do të përpiqemi ta shmangim atë ditë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama nëse tenton të bllokojë qytetarët në protestën e 6 dhjetorit, do të përballet me reagimin e ashpër të qytetarëve.

Komentet Berisha i bëri gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët, ku shtoi se do të zbatojnë kushtetutën, e cila lejon lirinë e tubimeve.

Ai shtoi se ditën e Samitit, edhe nëse Rama provokon, përballja do të shmanget, por sipas tij do të rezervohet për një ditë tjetër nëse kjo ndodh.

“Regjistrimi i simpatizantëve ka patur një afat, ka mundësi që dje ose pardje të ketë përfunduar afati për të dorëzuar listat. Sapo të hidhen në database, ato do u jepen kandidatëve. Numri total nuk mund të jetë sekret. Ne do të zbatojmë kushtetutën.

Kemi shpallur protestën tonë në boulevard dhe ashtu do të bëhet. Edi Rama kërkon përballje, por ne do të përpiqemi ta shmangim atë ditë, por do t’ja rezervojmë një ditë tjetër. Populli opozitar po përgatitet që të japë përgjigjen e duhur. Përveç kodit që ma ka thënë Gjyshja ime që kur të kesh kohë për të vjedhur vidh, ai do të marrë mesimet e duhura”, është shprehur Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...