24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Ka pranuar primaret që në fillim”/ Berisha: “Zoti Meta dhe Partia e Lirisë kanë qenë shumë transparent në këtë proces”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se ka raporte mjaft transparente me Partinë e Lirisë dhe kryetarin e saj, Ilir Meta.

Teksa po fliste në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha theksoi se protesta do të mbahet në boulevard, pavarësisht pengesave që përpiqet të nxjerrë Edi Rama.

Ai shtoi se megjithëse strumbullari i gjithë të këqijave janë sarajet e Ramës në Surrel, PD nuk do të zhvillojë protesta atje.

“Zoti Meta dhe Partia e Lirisë kanë qenë shumë transparent në këtë proces. Kandidatët po garojnë në disa bashki, 4-5 bashki. Zoti Meta ka pranuar primaret që në fillim. Ai mund ta thoshte që ne kërkojmë këto pa primare dhe në një koalicion do të shqyrtohej kjo gjë. Por ka qenë korrekt që në fillim.

Protesta do të zhvillohet në boulevard, s’kemi çfarë diskutojmë me Edi Ramën. Në Surrel nuk do i bëjmë protestat, sepse të strumbullari i të këqijave janë sarajet e Surrelit. Ai është nën mendësinë e sundimtarëve të vjetër. E shof që më shifni me çudi, por nga Surreli vijnë të këqijat”, është shprehur Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...