17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha: “Farsa elektorale e 11 Majit është krimi kushtetues zgjedhor më i rëndë në historinë e pluralizmit shqiptar”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me forcë rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, duke e quajtur këtë proces një “farsë elektorale primitive” dhe “krimin kushtetues zgjedhor më të rëndë në historinë e pluralizmit shqiptar”.

Në një deklaratë të fortë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edvin Kristaq Rama si kreun e një “organizate kriminale” dhe “ndërtuesin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”. Sipas tij, Rama është “armik i egër i pluralizmit politik” dhe për të ruajtur pushtetin e tij, ka ushtruar “të gjitha format e dhunimit të ligjit”, nën mbrojtjen e Altin Troplinit.

Berisha theksoi se vota e lirë e qytetarëve shqiptarë “vdiq pa rënë në kuti” për shkak të një sërë faktorësh korruptivë dhe kriminalë, duke përmendur:

* Përdorimin e 76 milionë eurove në formë dhurate prej 100 eurosh për çdo pensionist, që mbulonte 48% të votuesve, ose 760 mijë pensionistë.
* Organizimin e 4500 aktiviteteve elektorale në periudhën e ndaluar nga ligji, përfshirë dhe “Giro D’Italia” me një kosto prej 7 milionë eurosh.
* Faljen dy ditë para zgjedhjeve të 200 milionë eurove.
* Kultivimin e 29 mijë hektarëve kanabis për mbjelljen e 100 mijë rrënjëve në gjithë Shqipërinë, në këmbim të votave.
* Dhënien e dhjetëra mijëra lejeve ndërtimi, legalizimi dhe certifikatave pronësore, si mjet për blerjen e votës.
* Prokurime publike dhe koncesione në vlerë gjysmë miliardi euro, që sipas tij kanë shërbyer për blerjen e votave.
* Punësime të dhjetëra mijëra personave gjatë fushatës elektorale, si “krim i shëmtuar ndaj votës dhe shtetit”.
* Shfrytëzimin e administratës shtetërore për kontrollin e votës dhe kthimin e saj në “polici politike”.
* Mbështetjen nga kartelët e drogës dhe bandat kriminale të 28 deputetëve të partisë në pushtet, përfshirë emra si Blendi Gonxhe, Arkend Balla, dhe të tjerë, të cilët sipas tij, arritën të dilnin ndër më të votuarit falë “terrorit kriminal” mbi qytetarët.

“E vërteta është për çdo shqiptar se vota e qytetarëve shqiptarë vdiq, në sensin si votë e lirë, pa rënë në kuti,” përfundoi Berisha, duke akuzuar drejtësinë dhe institucionet e sigurisë për dështim në mbrojtjen e procesit demokratik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...