22.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Ekstradohet nga Zimbabve drejt Shqipërisë Loran Dusha, i kërkuar për korrupsion dhe pastrim parash

Loran Dusha, 42-vjeç, banues në Lushnjë, është ekstraduar nga Zimbabve drejt Shqipërisë, pas një kërkimi ndërkombëtar që kishte nisur që prej vitit 2022. Ai ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhur vendorë” dhe “pastrim parash”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas hetimeve të deritanishme, Dusha dyshohet se në cilësinë e administratorit të inceneratorit të Fierit ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive për punë dhe shërbime që nuk janë kryer. Ky veprim, sipas autoriteteve, ka dëmtuar buxhetin publik dhe përbën një prej skandaleve të mëdha të korrupsionit në sektorin e menaxhimit të inceneratorëve.

Policia e Shtetit njofton se falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Harare, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekstradimi i Dushas nga Zimbabve, një shtet në Afrikën Jugore, ku ai ishte duke qëndruar prej kohësh për t’i shpëtuar drejtësisë.

Pas mbërritjes në vend, 42-vjeçari është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Shqipëri, ku pritet të përballet me procesin penal për akuzat që rëndojnë mbi të.

Operacioni ndërkombëtar “The Wanted” vijon ende për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim, duke synuar goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...