6.5 C
Tiranë
Sunday, March 1, 2026
spot_img

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të arta”

Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë aktuale. Ai e cilësoi marshin si “marshin e fitores” dhe garantoi se veprimet e qytetarëve do të shënohen historikisht.

“Heronj të vërtetë jeni! Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të gdhendet me gërma të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit,” tha Berisha.

Ai shtoi se qytetarët kishin dërguar një mesazh të qartë dhe të fortë miqve ndërkombëtarë dhe se protesta kishte shkaktuar “tmerrin dhe frikën” tek Edi Rama. Berisha përmendi gjithashtu përpjekjet e policisë për të devijuar marshimin, duke nënvizuar se “Edi Rama nuk banonte aty miq. Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më.”

Duke theksuar rëndësinë e paqësisë gjatë marshimit, Berisha dënoi përdorimin e dhunës kundër protestuesve:

“Dënoj me forcën më të madhe dhunën jashtë çdo lloj shkaku të përdorur ndaj protestuesve me urdhër të Edi Ramës. E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla.”

Berisha përfundoi duke vlerësuar pjesëmarrësit si protagonistë të një fitoreje simbolike dhe duke theksuar se marshimi ishte një hap drejt largimit të qeverisë nga pushteti, sipas tij, “aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

0
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...

Televotimi vendos fatin/ Marko dhe Greta përball njeri-tjetrit

0
Në një zhvillim të ri brenda shtëpisë së “Big Brother”, një zarf i zi ka mbërritur ditët e fundit, duke anuluar televotimin e parashikuar...