10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Berisha: “Ky monizëm është i bazuar në krimin, tejkalon çdo lloj standardi, është i bazuar në drogën”

Në 32-vjetorin e themelimit të degës së PD në Gjirokastër, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se ky qytet është simbol për mbarë kombin.

Berisha tha se ato vajza dhe djem, burra dhe gra, ishin të guximshëm dhe pavarësisht kushteve të terrorit që përjetuan, nuk u mposhtën.

“Gjirokastra, qytet simbol për mbarë kombin. Historikisht ka qenë një epiqendër shumë e rëndësishme e kombit. Unë dua të përshëndes të gjithë gjirokastritët, të përulem para atyre që themeluan 32 vjet më parë degën e PD. Ata ishin djem dhe vajza, burra dhe gra guximtarë.

Qëndruan të pamposhtur edhe në kushte terrori. Edhe breshëri u hodhën drejt tyre, por nuk u mposhtën dhe qëndruan për ato vlera të cilat revolucioni i viteve 1990 synonte të sillte në Shqipëri. Ai revolucion përmbysi një rend shoqëror, ndër më tragjikët në historinë e njerëzimit, ndër më çnjerëzor dhe më barbarët në historinë e Shqipërisë.

Një rend që në Shqipëri njohu format më të egra. Shqiptarët përjetuan një kasaphanë të luftës së klasave, përjetuan një tirani mjerimi nga hipekolektivizmi total, që i vendosi ata në një uri kronike, përjetuan një tirani izolimi të paparë në historinë e tyre. Si asnjë vend tjetër në historinë e Europës dhe botës, e shkëputur për dekada. Përjetuan tiraninë e indoktrinimit. Kjo më e fuqishme dhe më e shprehur se në ndonjë vend tjetër.

Revolucioni i vitit 1990 solli në arenë, në skenë forcën politike që do mbronte interesin kombëtar, që do i dilte zot çështjes shqiptare.
Sot, pas 32 vitesh, Shqipëria është vite drite larg nga ajo periudhë në shumë aspekte. Sot Shqipëria, falë atij revolucioni është anëtare e NATO-s, tani ka hapur negociatat, shqiptarët lëvizin lirshëm në hapësirën e Shengenit. Por prapë sot, pas 32 vitesh, ne jemi në një monizëm të plotë njëlloj si 32 vite më parë. Nëse monizmi i 32 viteve më parë bazohej në një doktrinë çnjerëzore të marksizëm-leninizmit, sot ky monizëm nuk është i bazuar më këtë doktrinë.

Ky monizëm është i bazuar në krimin, i cili në disa aspekte tejkalon çdo lloj standardi, është i bazuar në drogën, që në pamje të parë duket sikur sjell dobira, por paraja e drogës është toksike. Asnjë vend nuk është zhvilluar nga krimi dhe droga”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...