14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha lexon vendimin e gjykatës në SHBA: “Rama është nën hetim ndërkombëtar”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Rama është nën hetim ndërkombëtar pas hetimit që është hapur në SHBA ndaj ish ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal.

Duke lexuar një vendim të Gjykatës, Berisha tha se edhe Rama është nën hetim për shkak se në emailin zyrtar të McGonigal është gjetur një email privat i kreut të qeverisë shqiptare.

Nga ana e tij McGonigal ka lidhje me oligarkun miliarder rus, Oleg Deripaska, ky i fundit njihet si oligarku i preferuar i Putinit.

“Po lexoj “Gjykatësi vendos të mblidhen regjistrime, dokumente, materiale të lidhura sa më poshtë: çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal i cili hetohej intensivisht nga FBI. Po hetohej për lidhje me rusët. Çfarë urdhëron gjykatësi: “të gjitha regjistrimet, materialet që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi tekstet e mesazheve, emailet, mesazhe zëri, letra, shënime mes Charles McGonigal për çëshjet që vijojnë: Qeverinë e Republikës së Shqipërisë përfshi kryeministrin Edi Rama”. “Cdo udhëtim i kryer i Charles McGonigal në Republikën e Shqipërisë”. Pagesa, dhurata të dhëna nga Dorian Duçka për McGonnigal”, deklaroi Berisha duke lexuar një vendim që ai tha se është i një gjykate në Amerikë.

Sipas tij “Dikush ishte i autorizonte të hetonte të gjitha mesazhet, pagesat, emailet sepse e keni marrë vesh që në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës. Rama i kërkonte mikut të tij McGonigal ti gjente një kompani për problemet anti-korrupsion. Por FBI e ndalon kategorikisht ta gjejë. McGonigal erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...